Nga Ana VANOVA
Bashkia e Sarandës për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit, duket se ka përfshirë edhe një dimension të munguar: rigjallërimin e orkestrës frymore të qytetit, për të rikthyer traditën shumëvjeçare .

Qytetarët e Sarandës ende nuk e kanë harruar emocionin publik me imazhin e fanfarës, apo ‘bandës” së Bashkisë me koncertet e shumta duke parakaluar cdo të shtunë nëpër rrugët kryesore të Sarandës .
Po kështu, nuk kanë harruar se ne vitin 2008 nisi edhe eventi i Festivalit ndërkobmëtar të orkestrave frymore, në afërsi të bulevardit “Hasan Tahsini”.
Duke folur pikërisht për evokimin dhe rigjallërimni e jetës kulturore me një dimension të ri, kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh:
“Është një projekt që e kemi ndërmarrë si instiucion për rivitalizimin dhe rigjenerimin e orkestrës frymore të qytetit. “
“Saranda , -tha Gurma – e ka një traditë tashme. Jo me kot këtu është organizuar edhe Festivali ndërkombëtar i fanfarave para disa viteve dhe ne thamë t’i rigjallim këto tradita. Para pak ditësh unë kisha në zyrën time edhe kryetaren e bashkisë të Korfuzit.
Një ngta pikat e bashkëpunimit përfshiu edhe ndihmën, asistencën dhe kontributin që mund të japin filarmonitë e Korfuzit që janë jo të pakta në numër dhe me eksperiencë, në mënyrë që ne këtë projekt, ta çojmë deri në fund dhe të rivitalizojmë orkestrën frymore të qytetit sepse ajo është një pasaportë e mirë dhe krenari për qytetin tonë”-tha Gurma në një pronocim ekskluziv për ATSH dhe programin “Ora e Bashkisë” /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi