Këshilli i Ministrave vendosi sot në mbledhjen e radhës që dita e hënë, 21 mars, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Sipas vendimit të qeverisë dita e punës do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Më herët, kryeministri Edi Rama informoi se në kuadër të planit për kursimin e energjisë dhe të naftës, qeveria do të vendosë edhe që dita e hënë të bëhet ditë pa makina. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI