Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një vizitë mbikëqyrëse në një market lagjeje në Tiranë, për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit.
Duke iu drejtuar administratorit të këtij marketi, Rama tha se “kjo është një situatë e vështirë shumë dhe ne duam të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie me sipërmarrësit”.“Ne nuk mund të kërkojmë që të shkojnë çmimet në pikën ku ka humbje për furnizuesit, apo pikat e pakicës se pastaj do të shkonte në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur që ekonominë ta lëvizte privati dhe çmimin ta vendoste shteti, por kjo nuk ekziston. Ulja e produkteve, si në rastin e vajit, nga 330 në 305 është brenda këtyre kushteve ajo që ne duam”, tha Rama.
Ndërsa ministrja Ibrahimaj informoi se “kemi bërë takimet e Bordit të Monitorimit dhe Transparencës dhe synimi kryesor është te artikujt që blihen më shumë si miell, oriz, vaj”.
“Për produktet bazë që i shërbejnë çdo shtëpie kemi rënë dakord që edhe pikat e importuesve, edhe ato të shumicës dhe pakicës të kenë disa çmime me marzhe fitimi standarde”, tha ajo. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade