/30/04/2020/- Gjigandi farmaceutik AstraZeneca arrin marrëveshje me Universitetin e Oksfordit për të prodhuar në masë vaksinën eksperimentale COVID-19 pa përfitime, dhe rezultatet e para priten në qershor.
Testimet njerëzore të quajtur ChAdOx1 nCoV-19 , filluan javën e kaluar dhe rezultatet e para priten në mes të qershorit.
Nëse provohet se mbron kundër virusit vdekjeprurës, marrëveshja do t’i lejojë Mbretërisë së Bashkuar të fusë në përdorim vaksinën “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha universiteti.
Të dy partnerët thanë se sipërmarrja nuk ishte fitimprurëse dhe vetëm kostot e prodhimit dhe shpërndarjes do të mbulohen.
Zhvillimi i vaksinimeve mund të zgjasë deri në një dekadë dhe shkencëtarët kanë thënë që gjetja e një vaksinimi efektiv brenda 18 muajsh do të ishte ‘i pashembullt’.
Duke folur në programin e sotëm të BBC Radio 4, profesori Sir John Bell, nga Universiteti i Oksfordit, tha që shpresonte që disa rezultate nga vaksinimi të ishin në dispozicion deri në mes të qershorit. Ai tha se sfida e radhës është të prodhojnë në masë këtë vaksinë, pasi të miratohet nga rregullatorët.
Të dy partnerët kanë rënë dakord të operojnë në bazë jo-fitimprurëse për kohëzgjatjen e pandemisë, tha universiteti, me mbulimin e vetëm shpenzimet e prodhimit dhe shpërndarjes.Zhvillimi i vaksinimeve mund të zgjasë deri në një dekadë dhe shkencëtarët kanë thënë që gjetja e një vaksinimi efektiv brenda 18 muajsh do të ishte ‘i pashembullt’.
Duke folur në programin e sotëm të BBC Radio 4, profesori Sir John Bell, nga Universiteti i Oksfordit, tha që shpresonte që disa rezultate nga vaksinimi të ishin në dispozicion deri në mes të qershorit. Ai tha se sfida e radhës është të prodhojnë në masë këtë vaksinë, pasi të miratohet nga rregullatorët.Të dy partnerët kanë rënë dakord të operojnë në bazë jo-fitimprurëse për kohëzgjatjen e pandemisë, tha universiteti, me mbulimin e vetëm shpenzimet e prodhimit dhe shpërndarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI