SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

AMA: Kanosja e gazetarëve në detyrë, akt i rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe demokracinë

 Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, dënoi sot keqtrajtimin me kanosje të gazetares dhe kameramanit të një emisioni televiziv, nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës.

Në një njoftim për shtyp, AMA thekson se “Autoriteti i Mediave Audiovizive ka përcjellë me shumë shqetësim transmetimin e mbrëmshëm të rastit të keqtrajtimit me kanosje të gazetares dhe kameramanit të emisionit “Fiks Fare” nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës. Ekipi i medias ishte duke bërë detyrën në terren për hetimin e problematikave dhe ndjeshmërive të opinionit publik”.

Dy punonjësit kanë penguar punën e gazetarëve të “Fiks Fare”, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe kanë sekuestruar dhe dëmtuar mjetet e punës të kameramanit.

AMA thekson se “ky është një rast flagrant kundër lirisë së fjalës, që cenon veprimtarinë e medias për transparencë”.

AMA dënon akte të tilla nga kushdo dhe kërkon respektimin e të drejtave të gazetarëve për informim në shërbim të së mirës publike.///

error: