Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Himarë-Sarandë në afërsi të zonës së quajtur “Ura e Borshit”. Sipas policisë, një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale A.B. 40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit///SARANDANEWS.AL///.
ME SHUME LAJME
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale