=Startimi sot i kësaj Rubrike (MEMORIE & LETRA) ne trajtën e një korrespondece publike me veprimtarin sarandiot dhe gazetarin e SARANDANEWS.AL në Athinë, Pirro Naçi, mëton të risjelle ne vëmendje figura dhe personazhe që bartin vlera sociale, kulturore, etj., nga hapësirsa e rajonit të Sarandës, që fokuson ky Portal. Kuptohet, larg flamujve partiakë të çdo lloj ngjyre. Here pas here: Pikëpamje, optikë, ide, objeksione, pavarësisht linjave zyrtare
Po kështu, në këte Rubrikë, do te sillen edhe herë pas here, fokuse nga realiteti i sotëm në optikën e Vëzhgimeve, Fejtoneve, Pamfleteve , Fotovëzhgimeve, etj., sipas ‘gjuhës’ së zhanrit të publiçistikës =
I DASHUR PIRRO,

,=Falë mediave sociale, ne MEMORIE për sot po risjell një letërkëmbim të 26 marsit 2020, me shkrimtarin dhe poetin Ylli XHAFERRI , (Sot i ndarë fatkeqësish nga jeta ) ish bashkëstudent i viteve ’70 në Qytetin STUDENTI, që rrok dhe ndan si homazh, kujtimet për VANGJEL NASHO DALANIN, një poet i talentuar nga Livadhjaja e rajonit te Sarandës i cili befas, u nda fatkeqësisht nga jeta në vitet e bukura studentore )
YLLI XHAFERRI, VANGJEL DALANI, NA IKU SI NË ËNDËRR…(26 mars 2020)
.…YLLI I DASHUR ,
Të falënderoj për risjelljen e atyre ditëve të dhimbshme në Qytetin Studenti përzier me kujtimet studentore për një nga shokët e miqte e mi, siç ishte edhe shoku juaj, Vangjel Dalanin, me sytë blu si deti Jon dhe pamje sic e ngacmonim shpesh ,“prej Esenini” ……
Ishim në atmosferën e Vitit të Ri dhe gjithkush do të vriste mendjen si të mbërrinte sa më shpejt në shtëpi…Ju Ylli e kishit fare kollaj, me tren. Një çap e gjysëm, ja Durrësi dhe ja Rogozhina. Po ne, djemtë e dhe vajzat e jugut, duhet të bënin ca hapa më shumë .Me ritmin frenetik të fundvitit u shpërndamë me idenë që në stacionin e fundit të trenin në Ballsh, mund të shiheshim për herë të fundit për vitin e vjetër…1976..… Por nuk u pamë Ylli i dashur …
Pa kaluar shumë ditë, ne morëm vesh, ndoshta të parët se Vangjeli kish udhëtuar me një skodë “saurel” qe transportonte qymyrgurin e Memalijat, sipër mbi karroceri, natën, nga Ballshi deri në Sarandë….Me sa duket, bronkiti i dhjetorit dhe kolla e tij e atyre diëve u bënë shkak për nje gjëndje të rënduar e gati pa kthim të shëndetit të tij të brishtë.…
…Pak nga pak, por si kokrra plumbi, I mësuam të dhënat e fundit për Vangjelin…..Kish fjetur në hotel “Butrinti” ,Ylli . Vetëm. Vetëm, 15 km larg pragut të shtëpisë në Livadhja…Pa ngrohje…Kish patur komplikacione dhe temperaturë siç mësuam të gjithë ..Kur e çuan në spital ishte tepër vonë…dhe kish .ndodhur e pabesueshmja për të gjithë ……Një gjëmë e vërtetë për prindërit e tij…për xha Nashon babain tij, ish mësues në pension , për Spiron , Zison dhe Irodhin,vëllain e vogël, (të cilin nga ato ditë e deri sot e kam mik shtëpie …) për motrën aso kohe në Përmet dhe gjithë të afërmit dhe miqtë e tij të shumë……

…Pastaj udhëtimi-homazh me autobus i shokëve të kursit të degës së gjuhë-letërsisë nga Tirana në Livadhja…..Linja e dhimbjes..Me ne, ishte edhe prof.i respektuar, Capajevi(Gjokutaj) I cili pati meritën që poezitë e Vangjelit t’i mblidhte në këtë Vëllim që ju keni vendosur në status……..Ato që më mbetën në mendje sot e gjithë ditën nga ai udhëtim I dhimbshëm, ishin syë e përmallshëm të nënës së Vangjelit dhe duart e saj te lidhura kryq që tek cdonjeri nga ne, shikonte Vangjelin e saj…..Dhimbjen e përkorë të xha Nashos, babait të tij …dhe protokallen në oborrin e shtëpisë . Disa nga ne, e kishin parë atë portokalle më parë…në poezinë e Vangjelit…
.Dhoma e tij ishte kthyer në një muze nga barba Nasho, babai i Vangjelit…… ….Ylli, nuk dua të shtoj më tepër, nga ju në portretin e shokut tone student….Kur shpesh na ndodhte që ishim ne të dy që e “mbyllnim “ sallën e studimit në godinën tonë nr.14 pas leximeve për provimet, të degjoja ndonjë poezi të re lirike nga “Esenini” i kursit tonë……U befasova më pas, kur vargjet e poezisë “Në sezonin e provimeve” i pashë të përfshira në vëllimin e tij ….. “Rruga për tek zemrat:’’…Detajin …”Çimi fik dritën e fundit”….me portretin e shokëve tanë të dhomës e pashë në në strofë…:”Naimi me vargjet si fyej të ëmbël /E vë Flamurin në gjumë,/E bukura Fredit qepallat ia ul,/ Çimi fik dritën e fundit”…./Bujarin e zgjon një varg i Majkovskit…”…
Ylli I dashur….të falënderoj për këtë homazh dhe nostalgji që na risolle të gjithëve, ne ish studentëve të Godinës nr.14, me mimozat në rrugën për te mensat dhe mimozat në oborrin e Fakultetit tonë të dashur. ……..Kuptuam më pas se, ngado qe na hodhi fati, ne veri a jug,, ku pertypnim shpesh bukë misri; kishim marrë me vete edhe valiçen prej kompensate të kujtimeve të dashura., bashke me sytë blu te Vangjelit. tonë .Te pershendes, mik i gjenerates se mallit! Shkëlqim (Hajno).///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI