SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër: Rikthehet tradita e organizimit te karnavaleve

Nga Blerim KORE

  • Një program i larmishëm aktivitetesh i Bashkisë Gjirokastër ka rikthyer traditën e organizimit të karnavaleve në qytetin e gurtë. ” Festa e karnavaleve” ka përfshirë organizimin e paradës së fëmijëve me kostumet shumëngjyrëshe në rrugët e kalldrëmta, koncerte artistike, çeljen e ekspozitave fotografike me imazhet e karnavaleve në vite, ekspozita në pikturë, promovimin e vlerave të traditës, folkut, kulinarisë artistike, etj.
  • Aktivitetet janë zhvilluar në zonën historike duke tërhequr turistët si dhe në pjesën moderne të qytetit. Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi,  Bashkia e Gjirokastrës nëpërmjet këtyre aktiviteteve bëri të mundur rikthimin e organizimeve në Festën e Karnavaleve, e cila është një traditë e veçantë për qytetin. “
  • “E kemi konceptuar këtë festë edhe për ti shërbyer gjallërimit të qytetit, promovimit të vlerave të tij dhe tërheqjes së grupeve turistike”, shprehet kryebashkiaku Golemi. Organizimi i karnavaleve synon të kthehet nè traditë të përvitshme në Gjirokastër./SARANDANEWS.AL///
error: