– Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje popullit rus që të distancohet nga lufta në Ukrainë.
“Populli rus nuk është armiku ynë”, tha Biden.
“Unë refuzoj të besoj se ju mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm”, tha ai.
”Sulmet me raketa në spitale, shkolla dhe reparte materniteti shtynë miliona ukrainas të largohen nga vendi i tyre”, theksoi Biden. “Kjo nuk është ajo që jeni, kjo nuk është e ardhmja që meritoni për familjet dhe fëmijët tuaj”, tha Biden.
“Kjo luftë nuk është e denjë për ju, populli rus, i cili mund dhe duhet t’i japë fund kësaj lufte. Populli amerikan do të qëndrojë me ju dhe qytetarët e guximshëm të Ukrainës që duan paqen”, shtoi Biden.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI