Deputetja dhe ish ministrja e Financave Anila Denaj, ka folur në Report Tv për rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria ka marrë për të mbështetur shtresat më vulnerabël.
Rama ka qenë shumë i qartë në aspektin e ndërhyrjes fiskale që do jetë i munguar. Kam dalë dhe më herët në parlament dhe në gjykimin e financierëve që e njohin fushën fiskale dhe mënyrën sesi regjimi fiskal ka ndryshuar në Shqipëri hapësira për ndërhyrje është gati zero. Vullneti për të ndërhyrë si një rrjedhojë e një mbështetje të menjëhershme për biznesin e vogël ka qenë dhe është shprehur më parë. Nuk mund të ndërhyhet në mënyrë të vazhdueshme se të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk mund të cenohen në mënyrë të vazhdueshme. Biznesi i vogël sot paguan zero taksë për tatim fitimin dhe për qarkullimin me TVSH zero, konsiderohet një lehtësi fiskale. Kemi bërë lehtësi fiskale të konsiderueshme në vitin 2020.
Të jepet një ndihmë sociale të duhet të ardhura, nëse heq të ardhurat nga buxheti çfarë ndihme do japësh. Kemi aktin normativ që besoj të enjten do e kalojmë në parlament. Është Bord Transparence dhe nuk janë vetëm përfaqësues shteti. 20 mld është vetëm për energjinë, 6 mld për shtresat në nevojë 500 mln lekë të reja për bujqësinë, pakta fiskale për të ardhurat e individëve që nis në prill, ishte parashikuar në korrik, rritja e pagës minimale, ulja e barrës fiskale për të gjitha pagat”, tha Denaj në Report Tv.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll