Në një afat të shkurtër Shqipëria do të përballet me një valë njerëzish që nuk janë të mbrojtur nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe nevojat për mbështetje financiare nga buxheti do të rritet.
Në memorandumin ekonomik me Shqipërinë që u publikua këto ditë Banka Botërorë e fokusoi analizën e saj në fleksibilitetin e tregut të punës dhe në mbrojtjen e ndaj shtresave të varfra.
Pas një analize në detaje Banka sugjeroi se, Qeveria e Shqipërisë duhet të marrë në konsideratë forcimin e mëtejshëm të programeve të saj të asistencës sociale, veçanërisht të Ndihmës Ekonomike, përtej funksionit të saj aktual që ofron mbështetje e përkohshme për njerëzit e varfër.
Ndihma ekonomike për një familje me një person aktualisht është sa 6.5 % për qind të pagës minimale, 13 për qind e pagesës së papunësie dhe 25 për qind të pensionit social.Për një familje përfituese me dy të rritur dhe dy fëmijë, përfitimi është i barabartë me 18.5 për qind të kufirit të varfërisë ekstreme prej 3,20 dollarë amerikanë në ditë dhe 10,7 për qind të varfërisë relative 5,50 USD në ditë, përllogarit Banka. “Aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike afërsisht 9 % të popullsisë në vend, ndërkohë që varfria është e përhapur në 38% të popullsisë në Shqipëri më e larta në Ballkanin Perëndimor”, cilëson Banka, duke theksuar se mbulimi mbetet shumë i ulët në raport me nevojën./Monitor.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri