SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vrau tre vajzat e saj të mitura, në pranga nëna 33-vjeçare

Vrasja e tre vajzave të mitura, nga nëna e tyre 33-vjeçare, ka shokuar opinionin ne Greqi.

Nëna 33-vjeçare qe akuzohet për kete krim te tmerrshem është paraqitur në prokurori. Historia e familjes në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3.5 vjeç dhe 9 vjeç ka tronditur mbarë opinionin publik.

Roula Pispirigou është shoqruar për tek ambientet e prokurorisë e veshur me jelek anti-plumb ndërsa një turmë e madhe njerëzish po priste për të parë transferimin e saj. Nga testet toksikologjike të 9-vjeçares e cila u shtrua në spital dhe ndërroi  në Janar, Georgina kishte marrë ketaminë, një ilaç anestetik që përdoret shpesh në operacionet e kafshëve, ilaç që nuk ishte i rekomanduar nga mjekët. Sipas gazetës greke “Protothema” vajza ka patur përqendrim të lartë të ketaminës në gjak dhe ndaj saj ka të ngjarë të jenë kryer nëntë tentativa vrasjeje.

Dy motrat e  tjera, të saj të gjithashtu u shtruan në spital ndërruan jetë në vitin 2019 dhe 2021 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime tek organet  e drejtësisë se si një familje mund të humbë tre fëmijë kaq shpejt.///

error: