Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është duke u përgatitur për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron. Një nga ndërhyrjet e fundit në këtë aeroport është edhe salla e re VIP, një hapësirë e dekoruar me motive tradicionale shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo hapësirë, ku sipas tij, pritet të punësohen të rinj dhe të reja me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI