Një 66-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme duke punuar, në Ksamil. Mësohet se viktima është Kastriot Çeli, i cili ka qenë duke punuar për shembjen e një muri në një godinë e cila më herët kishte qenë furrë buke. Gjatë punës, atij i ka rënë një tullë në kokë. Personat që janë ndodhur pranë tij në momentin e ngjarjes e kanë dërguar menjëherë në spital, por Çeli nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi