Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtra me diell.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin. Hera herës reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave kryesisht në veriperëndim të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave do të fitojë shpejtësi deri në 12-18 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/14 | re shi |
| Kukës | 8/12 | re shi |
| Lezhë | 9/13 | re shi |
| Dibër | 7/11 | re shi |
| Durrës | 11/15 | re shi |
| Tiranë | 10/14 | re shi |
| Elbasan | 10/14 | re shi |
| Berat | 8/12 | re shi |
| Vlorë | 11/14 | re shi |
| Korçë | 7/10 | re shi |
| Gjirokastër | 8/14 | re shi |
| Sarandë | 11/15 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI