Ditët e fundit një avion i doganës italiane ATR P-72B, kreu një mision mbi tre orë në vijën bregdetare shqiptare. Misioni i patrullimit u zhvillua pranë brigjeve të Shqipërisë, gjithashtu brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë. Po ashtu patrullimi ceku edhe Malin e Zi.
Avioni ATR u ngrit (në orën 11:27 CEST) dhe u ul në Brindisi (rreth orës 18:00).

Siç shihet në hartën e siguruar nga ABC, avioni ka kaluar në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ka fluturuar mbi Kepin e Rodonit në Durrës, si dhe mbi Vlorë.Burime për ABC raportojnë se avioni i patrullës së doganës italian është pjesë e misionit aktiv FRONTEX. Ky mision prej vitesh ndodhet në kufijtë e Shqipërisë./abc///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI