Nga Teuta GJAKOVA
Sikurse ishte njoftuar nga burime të operatorëve turistike , “SILVERSEA”, është kroçiera e parë për 2022-shin që sjell turistë nga deti për sezonin e ri. Ajo është pjesë e flotës turistike kompanise amerikane “SILVER MOON”
“SILVERSEA” u ankorua sot ne 07.30 në Portin e Sarandës për të sjellë turin e turistëve të parë që mbërriten në rajonin e Sarandës .

“SILVERSEA”, mberriti si bashkepunim i agjencisë turistike ‘”AGIMI JONIAN”ne Sarandë, me administrator Agim Zholi.
Anija që mbërriti në Sarandë nga nga porti Kotori ka ne bord 387 turistë të disa nacionaliteteve si amerikanë, australianë, kanadezë, gjermanë, anglezë, irlandezë, etj,.
Mesohet se mbi 250 turiste qe udhetojne me këtë krociere kanë shfaqur interesin të vizitojnë disa destinacione turistike si Qytetin antik te Butrintit, Lëkurësin, Gjirokastrën si dhe Bregdetin jonian ne rajonin e Himares.

Turistët e “SILVERSEA” do të ndjekin sot në Kalanë e Lëkurësit edhe dy koncerte të ansamblit folklorik të Sarandes “Zeri i Bilbilit”, përkatësisht në orën .09.30 dhe 13.30../SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI