Këto janë momentet nga operacioni i shpëtimit të 24-vjeçarit polak, A. P., i cili qëndronte prej pothuajse 21 orësh në greminën në Kanionet e Gjipesë. I riu është nxjerrë i sigurt nga humnera me ndihmën e zjarrfikësve, shërbimeve policore dhe ekipit të urgjencës.
Turisti polak u rrëzua në greminë mesditën e së premtes dhe pësoi frakturë në këmbë. Pavarësisht përpjekjes së ekipeve të shpëtimit gjatë ditës së djeshme për ta nxjerrë, nuk mundën për shkak të terrenit të vështirë dhe 24-vjeçari e kaloi mbrëmjen në Kanionet e Gjipesë.Shpëtimi i tij u bë i mundur gjatë ditës së sotme dhe i riu është transportuar në spitalin e Vlorës, ku do marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shtetasi polak raportohet se aktualisht jashtë rrezikut për jetën.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI