IKMT-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon prej dy ditësh aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ditën e sotme, aksioni u përqendrua në shembjen e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirës publike në zonën turistike të Borshit. Burime bënë të ditur se krahas shembjeve të ndërtimeve pa leje, IKMT ka gjobitur me shuma që arrijnë deri në 50 milionë lekë bizneset përgjatë bregdetit. Në prag të hapjes së sezonit turistik, një aksion i tillë po zhvillohet edhe përgjatë akseve kombëtare.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI