Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se është drejt përfundimit një studim, i cili do të bëjë të mundur rikthimin e fashave për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët. Teksa detajet e studimit nuk tregohen ende, indikatorët sugjerojnë se familjarët që harxhojnë më shumë se 700 KWH energji elektrike do ta paguajnë faturën e dritave me çmim tregu.
Aktualisht çmimi i energjisë për të gjithë familjarët dhe bizneset e vogla kompensohet nga shteti dhe paguhet në masën 9.5 lekë, ndërsa në tregun e lirë çmimi i saj shkon trefish, mesatarisht 33 lekë. Qeveria ka marrë vendim edhe për fiskalizimin e transporti publik. Biletat nëpër urbane do të jenë diçka e së shkuarës pasi pritet që çdo pasagjeri t’i pritet elektronikisht nëpërmjet një platforme të posaçme.
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe subvencionimi me 100 lekë për çdo litër naftë i transportit publik ,pas paralajmërimeve të shumta të operatorëve për përgjysmimin e flotës në qarkullim dhe rritjen e çmimit të biletës. Këtë masë qeveria e ka konsideruar si pjesë e paketës së Rezistencës Sociale./topchannel///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI