SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të rrisësh një fëmijë kushton më shumë se sa të blesh një shtëpi

Sipas një studimi të bërë në Britani së fundmi, është mësuar se prindërve u kushton rreth 300 mijë paund për të rritur fëmijët e tyre në vitin 2022.
Krijimi i një familjeje i ka frikësuar çiftet britanike pasi të dhënat tregojnë se ata nuk do të mund të përballojnë shpenzimet. Nga kostot e kujdesit për fëmijët, te paratë e xhepit, te blerja e pajisjeve më të fundit, rritja e fëmijëve ka qenë gjithmonë një kosto e shtrenjtë afatgjatë për nënat dhe baballarët e rinj.

Por statistikat tani thonë se mund t’u kushtojë familjeve britanike mbi 320,000 £ për të rritur një fëmijë nga foshnjëria deri në moshën madhore – çmim ky i barabartë me blerjen e një shtëpie ose ndoshta më shumë. Një çift nga Londra në një prononcim për MailOnline u shpreh i tronditur nga shifrat dhe thanë se edhe ata janë në “hall” për kostot që do i duhen për rritjen e një fëmije.

Organizatat bamirëse dhe aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu se fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta janë ndër ata që do të goditen më rëndë nga kriza e kostos së jetesës. Sipas shoqatës bamirëse Action for Children, më shumë se katër milionë fëmijë jetonin në varfëri vitin e kaluar, pasi ata paralajmëruan se rritja e çmimeve do të godiste më rëndë pjesët më të varfra të Britanisë.

I nxitur nga rritja e kostove të karburantit, ushqimit dhe faturave, inflacioni u rrit në një nivel të ri 30-vjeçar këtë javë, duke shkuar më lart se rritja prej 6.7 përqind që kishin parashikuar analistët.///

error: