Ana DHIAMANTI
Pasi një heshtje memece mbi dy mujore nga kruarja e sipërfaqes së asfaltit ekzitues në rrugën nacionale që lidh Qafë Botën me Kranenë (aksi Livadhja-Krane) dhe jugun e vendit, sot, janë bëre ‘të gjalla ‘ makinerite dhe ka nisur shtresa e asfaltobetonit të ri. në terren.

Zhvillimi i ri erdhi pasi qindra e qindra automjete të rajonit te Finiqit dhe Konispolit i bene gomat “copë’ duke ecur mbi shtresën e dhëmbezuar të mbetur pas kruarjes se shtresës se vjetër asfaltike .

Sipas burimeve te sarandanews.al në terren, pritet qe puna të vijoje dhe me gjasë, të përfundoje pas Pashkëve 2022.


Disa ditë më parë disa makineri e pajisje te firmes sipërmarrëse ishin parkuar në Dermish dhe ‘mërzenin” në pritje të nisjes se punimeve.
Pritet qe te vendosen edhe tabela sinjalistie per ecurine e punimeve dhe afatet pas heshtjes se gjate dhe mungeses se informacioneve zyrtare edhe per bashkiene Finqit nga firma. (FOTOT: Spiro Cakuli)///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI