“Gurra Folk Festival”, këngë e valle polifonike në Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Në skenen e teatrit Butrint u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve midis shkollave per interpretimet e kengeve dhe valleve popullore. Në emër te jurisë, Sejmen Gjokoli drejtor i Qendres Kulturore Aulona,Vlorë ndau vlerësimet për fituesit.
Skena e Amfiteatrit të gurtë antik, si asnjëherë më parë u kthye në një skenë me këngë e valle tradicionale nga disa prej shkollave të mesme të qarkut të Vlorës. Organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Zyrat Vendore të Arsimit, Edicioni IV i “Gurra Folk Festival” bëri bashkë në Butrint gjashtë shkolla të mesme nga Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli, Ksamili e Finiqi.
Rreth 200 nxënës, vajza e djem të veshur me kostume popullore tradicionale “pushtuan” me këngë e valle polifonike tempullin e lashtë mijëra vjeçar të Butrintit të mahnitshëm. Skena e mësuar në shekuj me dramat dhe tragjeditë shekspiriane u kthye sot në një minikala Gjirokastre e ku magjishëm u bënë bashkë e folën me një zë trashëgimia kulturore materiale me atë shpirtërore.
Një demonstrim i shkëlqyer i vlerave të trashëgimisë shpirtërore nga të rinjtë shkollarë, falë interesimit dhe punës së stafeve të shkollave të cilët edukimin përmes kulturës e realizojnë përmes dukurive e vlerave të qenësishme kombëtare. Sejemen Gjokoli, specialist i trashëgimisë kulturore në DRTK Vlorë tha se, “aktiviteti i sotshëm tregoi edhe një herë se trashëgimia jonë shpirtërore mbetet një vlerë e pa tjetërsueshme por edhe e transmetueshme nga të rinjtë në se bëhet pjesë e kurrikulave shkollore por edhe fokus e vizion i institucioneve shtetërore të kulturës”. Butrinti tregoi njëherazi se institucionet përmes bashkëpunimit për realizimin e veprimtarive konkrete realizojnë modele që lënë gjurmë në breza e për breza. Pjesë e jurisë të këtij festivali ishte drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi dhe drejtoresha e ZVA Sarandë, Majlinda Mavro.
Juria shpalli shkollat fituese si më poshtë:
Vendi i parë: Shkolla e mesme “Bido Sejko”, Konispol
Vendi i dytë: Shkolla e mesme “Jani Minga”, Vlorë
Shkolla e mesme “Lefter Talo” Livadhja
Vendi i tretë: Shkolla e mesme “Sulejman Delvina”, Delvinë
Shkolla e mesme “Hasan Tahsini”, Sarandë/.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI