Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.
Policia bën me dije se ndaj tij rëndon akuzat për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: – F. I., 34 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shtetasi F. I. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI