Me operatorë e biznese të turizmit në Sarandë, diskutuam mbi përgatitjet për sezonin turistik, lehtësimin e proçedurave administrative dhe aplikimeve, që ata bëjnë mbi përgatitjen e mirë të strukturave të tyre të shërbimit, intesifikimin e komunikimit dhe bashkërendimin e përpjekjeve e angazhimeve për një sezon të sigurt dhe të suksesshëm.

Ky, qenë thelbi dhe fokusi kryesor i takimit te fundi qe stafi i bashkise nen kryesimin e Adrian Gurmes ka zhvilluara me bizneset turistike lokale.
Kane marre pejsë në ketë takim administratore te biznesve kryesore turistike e hoteliere, përfaqësues te Shoqates se Bizneseve Turistike, operatore turistike lokalë, drejtues te disa drejtorive kryesore ne Bashki, etj,.

Përgatitja e strukturave pritëse për t’iu përgjigjur me korrektesë rregullit të ri që do të ndiqet për tërheqjen e mbetjeve në fasha të caktuara orare; detyrimi per promocionin e destinacionit Saranda në mediat kombëtare, organizimi i eventit “Dita e Sarandës” në Prishtinë; veprimtaritë komplekse që po programohen për çeljen zyrtare të sezonit “Verë 2022”, etj ishin disa nga optikat e diskutuara me biznesin turistik sarandiot.
Kryebashkiaku Gurma siguroi se do të ketë një akt zyrtar administrativ për ndalimin e aktiviteteve të ndërtimit në sezon, sikurse vitet e tjera te mëparshme. Gurma pohoi se investimet kryesore në infrastrukturë, ky sezon do t’i gjejë funksionale, që nga rruga Kardhiq-Delvinë, te bypasi i rrugës poshtë Lëkurësit etj.

\nderkqa, nuk u harrua te permendeshi disa shqetesime te publikut : u kërkua që nga biznesi i anijeve turistike dhe lokalet e bregut në tërësi, të mos prodhohet ndotje akustike; te mos ketë spekullime me çmimet, pasi qoftë edhe një rast sporadik, bëhet shkak për imazh të keq për Sarandën.


Operatorët që e morën fjalën në takim vlerësuan klimën e partneritetit të ofruar nga Bashkia dhe treguan për përgatitjet më të mira e më në kohë që janë bërë në prag të këtij sezoni. Ata sugjeruan bashkëveprim më të mirë për zgjidhje më të shpejta që kërkohen për të lehtësuar mobilitetin dhe qarkullimin e autobusave, taksive dhe automjeteve të tjera për hyrje-dalje në qytet, sidomos në aksin Hotel “Butrinti”-Kanali i Çukës. U kërkua që të zgjatet në sezon fasha orare e shërbimit të autobusave në linjën Sarandë-Ksamil, të ofrohet furnizim më i mirë me ujë të pijshëm dhe ndriçim më i mirë publik në çdo lagje të qytetit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI