Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, tërmeti që u ndje mbrëmjen e sotme dhe në disa qytete të Shqipërisë e kishte epiqendrën 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Mostar në Bosnje-Hercegovine, me Magnitude 5.7.
“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim të qytetit Mostar, Bosnje-Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana”, theksoi Peleshi.
Peleshi tha se, “ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin, por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme”.
Peleshi tha se, “të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI