/03/05/2020/ – “Britania mbetet e përkushtuar ndaj lirisë së shtypit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën”, tha sot ambasadori i Britanisë Madhe, Duncan Norman, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit.
Ambasadori Norman shprehet se “në Shqipëri, projektet tona përqendrohen në mbështetjen për alfabetizimin mediatik dhe luftën ndaj dezinformimit përmes trajnimit të gazetarë. Ne po mbështesim platforma për kontrollin e fakteve dhe forcojmë bashkëpunimin midis medieve dhe organizatave të shoqërisë civile. Po kontribuojmë gjithashtu në edukimin juridik dhe në mbrojtjen e të drejtave të punës për gazetarët”.
“Media e lirë ndihmon në mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien e kujtdo që mban pushtetin. Sot më shumë se kurrë duhet ta mbrojmë”, tha ambasadori Duncan Norman.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi