Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi në faqen e saj zyrtare, listën e fundit me 9700 përfitues në radhë për pagesën e këstit të tretë, për kategorinë “trashëgimtarët” të ish të dënuarve politik të regjimit komunist.
Sipas MFE-së,të gjithë personat përfitues, pjesë e listës, duhet te depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, duke kryer plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore.
Dhënia e dëmshpërblimit financiar nga shteti shqiptar për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, për familjarët e viktimave të ekzekutuara dhe personat e internuar ose të dëbuar në kampe, është një angazhim i shtetit demokratik në dënimin e krimeve të regjimit totalitar komunist dhe garantimin për ta të një jete më të mirë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI