Për një vit të gjitha prokuroritë në vend përgjuan 3664 shtetas shqiptarë. Kjo shifër bëhet e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme.Ndërkohë gati 50 përqind e tyre i përkasin përgjimeve të SPAK.
Arben Kraja: Kemi përgjuar më shumë për çështje korrupsioni që janë zyrtarë të të gjitha niveleve , por nëse ua them ç’rëndësi ka hetimi.
Mes 1500 të përgjuarve të SPAk ka dosje të përgjimeve të tenderave , të punësimeve të paligjshme apo edhe të drogës. Me një qendër përgjimesh të vënë në dispozicion të SPAK , ranë në rrjetën e prokurorëve ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të kësaj bashkie që diskutojnë nga furnizimi me karburant deri tek notat e fëmijëve.
Por çështja me e diskutueshme mbetet ajo e Rovena Vodës ish-zëvendës ministre e brendshme emri i te cilës u zbardh pas përgjimeve ndaj një grupi trafikantësh të ndjekur përmes telefonatave për dy vite me radhë, por që ish-zyrtarja u vu nën akuze për ryshfet pasi pranoi një arke me peshk dhe një telefon, ndërkohë që punësimi nuk u realizua.
Gjithashtu nga përgjimet përfundoi ne burg edhe prokurori i Kukësit Edmond Karriqi dhe prokurori i Sarandës Sali Hasa. Për këtë vit me përgjime dhe metoda të tjera PSAK dërgoi në paraburgim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe një sërë ish zyrtaresh te tjerë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi