Nga Piro NACI
Nga fillimi i këtij viti, Ministrija e Turizmit, lajmëronte nga Saranda se sezoni turistik do të hapej më 1 maj. Shumë bukur. Nuk e di se çfarë planesh kishte ministria apo Bashkia e Sarandës për këtë eveniment që ‘’përcaktonin’’ datën,( orën jo) se sezoni në këtë qytet vjen shumë më herët. Një traditë që ka si piksynim promovimit të turizmit, por pse jo edhe mbushjen e hoteleve dhe restoranteve me frekuentues nga Shqipëria dhe më gjerë. Një ndihmë e madhe ekonomike…
Format dhe mënyrat kanë qënë nga më të ndryshmet. Të gjitha kanë pasur veçantitë e tyre….Këtë vit do të doja të ishte disi më interesante… ti ngjante pak Korfuzit…Për pashkët ky ishull zënte vëndin e parë, nuk gjeje dhomë të lirë… Një traditë dhe përvojë që e kemi tek dera e shtëpisë, por nuk e ‘’shohim’’ dot Nuk e bëjmë dotë me pashkët dhe as me festat e tjera lokale, hajt ta bëjmë me më 1 maj. Jo më shumë për festën se sa për ditët që ke në dispozicion. 1maji do të festohet më 2 maj, të hënën. Kjo do të thotë një ditë më shumë në Sarandë do të thotë më shumë të ardhura për hotelerinë dhe restorantet, për qytetarët e saj. Një mundësi për të menduar dhe vepruar për një ujkend shumë të bukur për në Sarandë. Muaj dhe ditë të tëra në dispozicion…Ja ku po afron edhe dita…Rezultati? Jo çdo gjë ta presim dhe ta matim vetëm me vizitorin e huaj Ministria e Turizmit në bashkëpunin me pushtetin lokal duhet të nxisë, të promovojë dhe të ndihmojë krijimin e një kulture të re në të bërit turizëm…
Nuk mund të lëshë asnjë ditë të iki bosh, pa vizitorë.Nuk them që Ministria apo Bashkia të bëjë punën e operatorit turistik, por as të meret përditë me heqjene e mbeturinave apo me grafikët e koshave të plehrave… Duhet më shumë fantazi për të punuar me turizmin. Format dhe mënyrat janë të shumta Për shembull…binjakëzimin me Korfuzin përse e kemi? Nga 18 orkestrat Filarmonike që ka Korfuzi, 5-6 nga to mund të vijnë në Sarandë dhe 10-12 të tjerat nga e gjithë Shqipëria qoftë edhe nga Kosova, Mali i Zi,apo Opatija do të krijonin orkestrën më të madhe që mund ti thoshte ‘’MIRSEARDHJEN’’ sezonit turistik jo vetëm në brigjet e Sarandës por të ‘’dëgjohej’’ në gjithë Jonin dhe Adriatikun. Mund të vazhdoja edhe me bashkëpunimin me shoqatat e lundrimit të Korfuzit që mund ta mbushnin gjirin me një pamje që do ti shtonin vlerat qytetit, por edhe një farë kënaqësie për vizitorin…

Nuk do të doja të zgjatesha me shumë në ‘’fantazitë’’ se si mund të bëhet çelja e sezonit turistik. Kjo nuk është puna ime, as ti japë mëndje askujt…por një farë xhelozie e kam…Atë foton e djalit të vogël që shkelmonte topin nga stadiumi i ri ‘’Kukës Arena’’ do të doja ta shikoja edhe në Sarandë, ndoshta edhe në çeljen e sezonit turisti. Këtu jo për të shkelmuar topin por për të ‘’hedhur sperancën’’… ///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.