Ne takimin e kryebashkiakut Gurma dhe ambasadori te Kosovës ne Tirane , Skënder Durmishi, në fokus kane qene zhvillimet turistike te vitit 2022.
Gurma rikonfirmoi se shqiptarët e Kosovës e vitalizuan turizmin tonë edhe në kohë të vështira si ato nën pandemi. Ai u shpreh falenderues që sllogani “Pusho shqip” nisi si apel dhe u bë realitet.
Kreu i Bashkise Sarandës vuri ne dukje se së shpejti do te promovohen “Ditën e Sarandës” në Prishtinë dhe një tur vizitash në komunat e binjakëzuara, si: Gjakova e Suhareka.
Ambasadori Durmishi u shpreh se “Me rolin tonë koordinues, duhet t’i japim më shumë përmbajtje Sarandës edhe në komponentë të tjerë, si: me takime sportesh, poetësh, biznesesh etj”. Ai kërkoi që ambasada e Kosovës në Tiranë të konsiderohet pjesë e këtij partneriteti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI