SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zyrtarizohet gara. Ibsen Elezi sfidon Sali Berishën për kreun e PD-së

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka zyrtartuar dy kandidaturat që do të shkojnë në garë për kreun e partisë. Do të jetë Ibsen Elezi ai që konkurron përballë Sali Berishës me qëllim marrjen e drejtimit të partisë, ndërkohe që shumë të tjerë nuk guxuan ose u tërhoqën nga gara.

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022: 1. Z. Sali Berisha, 2. Z. Ibsen Elezi”, njofton Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD.

Mbështetësit e Berishës kanë përfunduar riorganizimin e strukturave të partisë në rrethe dhe tashmë pritet që të finalizojnë gjithçka me zgjedhjen e kreut të PD-së. Mbetet për t’u parë se sa vota do të marrë Ibsen Elezi përballë Berishës. Lideri historik i PD-së tha se do të kërkonte zgjedhjen në krye të partisë me referendum nëse nuk i dilte dikush përballë.///

error: