Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është promovuar nga “Voyaged” një prej faqeve më të njohura të destinacioneve botërore.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se “është kënaqësi e papërshkrueshme teksa shoh Gjirokastrën që promovohet në një prej faqeve më të njohura të destinacioneve botërore”.
“Me kulturën e çmuar, arkitekturën unike që i ka dalë në dritë e me njerëzit punëtorë që ia bëjnë hyzmetin dita ditës, tanimë po korren edhe frytet e punës për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor”, tha Kumbaro.

“Një prej qyteteve më të vjetra ne Shqipëri”, shkruan “Voyaged” duke publikuar edhe disa fotografi nga qyteti i Gjirokastrës.
E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.
Kalaja e gurtë, parku i Antigonesë, muzetë e qytetit vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. Rreth 90 mijë turistë vendas dhe të huaj vizituan gjatë vitit 2021 qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat e tij.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI