Ambasadorja Yuri Kim tha mbrëmjen e së enjtes se në Shqipëri nuk ka ardhur me pushime, por përfaqëson presidentin dhe shtetin amerikan.
Në News24, diplomatja komentoi edhe peticionin kundër saj. Ajo deklaroi se gjithësecili në demokraci ka të drejtë të shprehet, me forma të ndryshme, edhe kur e ka gabim.
E pyetur se ç’do të ndodhë pasi Berisha të marrë drejtimine Partisë Demokratike, Kim u shpreh se SHBa-të kanë qenë të qarta.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë’ – tha ambasadorja.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi