Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi mbrëmjen e djeshme se në rreth 200 persona të cilët janë shpallu “non grata” nga DASH asnjë vendim ndaj tyre nuk është kthyer. Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme i është përgjigjur deklaratave të ambasadores. Ai i quan fushatë elektorale kundër tij në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. Më tej i bën thirrje SHBA që mos lejojë përfaqësuesen e tij mos ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.
“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq është komenti im. Uën i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden të mos lejojë përfaqësuesen e qeverisë së tij të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike. Veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare të partisë konservatore shqiptare”, tha Beirsha.
Më 22 maj, PD do të zgjedhë kreun e ri të PD-së. Përballë Sali Berishës garon Ibsen Elezi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI