Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e udhëtarëve nga vendi ynë drejt Greqisë, është reflektuar edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve që kanë lundruar nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit dhe anasjelltas.
Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Portit Sarandë gjatë muajit prill 2022 tragetet kanë kryer 118 lundrime me 8 693 udhëtarë, nga këta 4 359 në hyrje dhe 4 334 në ikje.
Kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Portit të Sarandës për muajin prill 4 359 udhëtarë, nga të cilët 1150 kanë qenë më kombësi shqiptare ndërsa 3 209 udhëtarë të huaj.
Një vit më parë numri i lundrimeve ka qenë zero për shkak të mbylljes së pandemisë COVID-19.
Sa i përket udhëtimit drejt portit të Korfuzit kanë udhëtuar 4 334 persona, prej të cilëve 1 153 shqiptarë dhe 3 181 të huaj.
Sipas të dhënave nga drejtoria e zhvillimit dhe turizmit në bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan Sarandën gjatë 2021-shit arriti në mbi 750 000 vizitorë.
Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI