Turizmi i vrojtimit të shpendëve të ujit në parkun kombëtar të lagunës së Nartës, Vlorë përherë e më shumë po tërheq vizitorë të apasionuar pas tij.

Ky lloj turizmi është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend.


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me Klubin e Natyralistëve, zhvilluan sot një aktivitet mjedisor mbi vrojtimin dhe identifikimin e shpendëve të ujit të lagunës së Nartës, në kuadër të ditës së shpendëve migratorë.Një sërë shpendësh kanë filluar folezimin në këtë lagunë si: gjelaci symadh Burhinus oedicnemus, sqepbiza Recurvirostra avossetta, dallëndyshja ballëbardhë e detit Sternula albifrons etj.Gjatë zhvillimit të Censusit të Pelikanit Kaçurrel në Europën Juglindore, në pikat monitoruese të lagunës së Nartës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, u numëruan 41 individë.Sot turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI