Ikona “Shën e Premtja me 4 shenjtorë” doli në dritë në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat. Specialistët e DRTK Berat rikthyen në jetë këtë pasuri të trashëgimisë kulturore, me autor Kostandin Zografin. “Puna e imtësishme, delikate dhe me pasion e restauratorëve të DRTK-Berat ka nxjerrë në dritë një tjetër vepër arti nga laboratori i restaurimit”, theksoi DRTK, Berat.
DRTK Berat ndau pamje para dhe pas restaurimit të ikonës “Shën e Premtja me 4 Shenjtorë”.
Kjo ikonë është gjetur në Kishën e Shën Kollit, në fshatin Vanaj të Fierit. Shën Kolli është një ndër shenjtorët më të njohur si për Kishën Katolike Perëndimore, por edhe për Kishën Lindore Ortodokse. Kulti i këtij shenjtori daton që në shek. VI ndaj edhe trojet shqiptare nuk përjashtohen për shkak të besimit dhe devotshmërisë së vjetër ndaj Krishtërimit.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI