
Projekti “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla”po merr jetë ne Shqiperi fale mbeshtetjes konkrete te qeverise se Japonise.
“Nëpërmjet Projektit FIAS është bërë i mundur përmirësimi i përfshirjes financiare të ekonomive dhe fermave familjare në zonat rurale në Shqipëri.

Duke folur për këtë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj theksoi se ” Një arritje shumë e rendësishme e këtij projekti, është krijimi i një qendre Agro Biznesi e ngritur në Lushnje (Qendra ABA) nëpërmjet të cilës synohet përmbushja e nevojave të çdo fermeri shqiptar me qëllim zhvillimin e fermave familjare në zonat rurale në Shqipëri, zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive financiare”.

Ibrahimaj vuri ne dukje se, “një nga nismat e Qeverisë është “Revolucioni Digjital, për lehtësimin e qytetarit nga pengesat në marrjen e shërbimeve.
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, gjatë fjalës së tij, vuri ne dukje se “sot jemi këtu për të festuar si skuader, punën e palodhshme të bërë në një periudhë më shumë se 4 vite e gjysmë, të ekspertëve japonezë dhe shqiptarë për Përfshirjen Financiare të Familjeve të Vogla” në Shqipëri.”
Me tej Takada vuri në dukje se një nga shtyllat kryesore të politikës se Japonise per zhvillim, është rritja e sigurisë njerëzore, duke fuqizuar individët dhe komunitetet, përpjekje të cilën a materializojmë në Shqipëri permes këtij projekti për rritjen e aksesit në financa për ata që nuk e kanë pasur këtë mundësi më parë; Banking online në gamën e plotë të shërbimeve, si llogari rrjedhëse, Teknologji e avancuar për menaxhimin e proceseve që lidhen me dhënien e shpejtë dhe pa probleme të kredive për përfituesit në zonat rurale .

Konferenca po zhvillohet në vitin që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë. “Jam shumë i kenaqur që vijme në këtë 100- vjetor me arritje dhe suksese të tilla”, tha ambasdori i Japonisë, ndersa shtoi se, “kjo sipërmarrje serioze është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe sfiduese për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të familjes së pronarëve të vegjël në zonat bujqësore dhe rurale’.
“Pala japoneze mbetet e hapur, për të kontribuar më tej në konsolidimin arritjeve dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve që do të sjellin zhvillimin e mëtejshëm bujqësor dhe rural të vendit, nëse një gjë e tillë do të jetë në dëshirën dhe konsideratën e autoriteteve shqiptare” deklaroi Ambasadori.
Qeveria shqiptare me mbështetjen e Japonisë dhe FED invest, synon zgjerimin e financimit dhe digjitalizimin e sektorit rural. Qeveria në bashkëpunim me JICA (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe FED invest, kanë punuar për më shumë se 4 vite, për përfshirjen financiare të fermerëve dhe sipermarrësve të vegjël.

Palët zbatuese të Projektit “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla”, mbështetur nga Japonia, u mblodhën së fundi në një takim në Tiranë për të ndarë arritjet e përbashkëta në lidhje me përfshirjen financiare të sipërmarrësve të vegjël shqiptarë. Ne kete event ekonomik merrnin pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, Kryepërfaqësuesi i Zyrës së JICA për Ballkanin, Ueki Masahiro si dhe zyrtarë të ndryshëm qeveritarë dhe të ftuar të tjerë.
Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj vlerësoi punën e zhvilluar në këto vite për zbatimin e këtijPprojekti që ka rezultuar i suksesshëm falë bashkëpunimi të shkëlqyer të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, JICA dhe FED Invest.
Zana Konini drejtoreshe e projektit FIAS në fjalën e saj vuri në dukje se, përfshirja financiare po merr vëmendje të madhe në axhendat qeveritare të pothuajse çdo vendi. “Covid 19 përshpejtoi risinë dhe prirjet teknologjike, teksa Qeveria e Shqipërisë ka nisur kohët e fundit një proces të digjitalizimit të shërbimit publik, i cili do të ketë efekte të mëdha në jetën tonë të përditshme dhe aksesin në finance”, tha Konini Ajo bëri të ditur se, “projekti FiAS filloi në shkurt të viti 2018 dhe sot në fund të tij, rezultatet janë të prekshme jo vetëm në rritjen e përdorimit të produkteve dhe shërbimeve, por edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, zgjerimin dhe digjitalizimin e ofertave për anëtarët, Qendrën ABA, edukimin financiar, etj. “
Mësohet se FED invest, është e vendosur të rrisë dhe zgjerojë përfshirjen financiare dhe fuqizimin e Qendrës ABA, bazuar në përvojën dhe instrumentet e zhvilluara në 30 vite dhe të strukturuara më tej gjatë projektit Fias dhe nevojat dhe kërkesat në rritje të fermerëve nga të cilët mbi 90% janë fermerë të vegjël.
“Eshtë një kënaqësi e veçantë, të pranojmë sot se së bashku me Qeverinë e Shqipë,=theksoi përfaqësuesi i Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), UEKI Masahiro/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.