Në Prishtinë, të Kosovës u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë në Transport, me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Transportit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, duke pasur në fokus bashkëpunimin mes vendeve të rajonit sa i takon përmirësimit të transportit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në këtë Konferencë tha se, ky është një tjetër hap i bashkëpunimit rajonal, i cili mbështetet në projekte konkrete dhe të përbashkëta mes vendeve.
Balluku tha se, “një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të rishikojmë në këtë takim është ai për rikualifikimin e rrjetit rrugor, korridorin hekurudhor etj. Objektivat strategjike kanë të bëjnë me rikualifikimin dhe rindërtimin e korridorit 8-të sipas standardeve evropiane. Lidhja hekurudhore prej Durrësit deri në kufi me Maqedoninë e Veriut është pjesë e një rrjeti gjithëpërfshirës. Ne jemi të angazhuar të zhvillojnë rrjetin hekurudhor si rrjetin e gjelbër në dekadën e ardhshme dhe jemi të sigurt për ndikim në zhvillimin ekonomik të vendeve”.
“Ne jemi të interesuar të përfitojmë nga instrumentet ekonomike. Shqipëria e ka gati studimin e fizibilitetit të korridorit 8-të hekurudhor nga Durrësi në Pogradec i financuar nga BERZH që paraqet në mënyrë të qartë ndikimin e këtij investimi në rajon”, u shpreh Balluku.
“Dua të evidentoj investimet e rëndësishme që janë bërë në korridorin 8-të edhe në ndërlidhje me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Rikualifikimi i korridorit 8-të hekurudhor në territorin e Shqipërisë, i përmbush të gjitha kriteret dhe duhet të adresohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.
Balluku tha se, qeveria shqiptare ka strategji të qarta për zhvillimin e transportit të cilat i ka ndarë me partnerët ndërkombëtar por përmirësimet kanë kosto ndaj dhe jemi të kujdesshëm.
“Përsa i takon linjës hekurudhore Durrës- Prishtinë, ky është një investim i rëndësishëm me ndikim në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë projekt që synojmë të fillojmë këtë vit”, deklaroi ministrja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI