Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë dy ditë më parë një paralajmërim të fortë në studion e “ABC Live” përballë gazetares Sibora Bitri. Duke iu referuar sistemit të drejtësisë Vangjeli tha se shumë shpejt do të “ndodhin gjëra të mëdha”.
“Disa persona që i shohim në ekran, do t’i shohim sërish në ekran, por kësaj here me kokën e ulur dhe duart ndoshta prapa,” tha Vangjeli, fjalë të cilat duket se u vërtetuan sot me goditjen e 8 grupeve kriminale nga SPAK.
“Në Tiranë ka frikë, ka shumë frikë. Dhe do të ndodhin gjëra, sa i përket veprimit të drejtësisë. Me konkretisht, do ta shohim ditë pas dite dhe frikë nuhatet në ajër,” u shpreh ai në fund t intervistës, deklaratë që mund ta dëgjoni në minutën 22 të videos.
Prokuroria e Posaçme ka firmosur sot 32 arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, si dhe ka ekzekutuar 18 prej tyre, mes të cilëve edhe shefi i Krimeve në Lezhë, Leonard Palushi, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, i implikuar me anëtarë të grupeve.
Kreu i SPAK Arben Kraja tha se bëhet fjalë për 18 procedime te nisura më herët që janë kryer nga 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë Elbasan, Durrës dhe Lezhë. “Drejtuesit e grupeve paguanin vlera të larta monetare për ekzekutimin e kundërshtarëve,” u shpreh Kraja.
“Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”,” tha Gledis Nano.
Nuk është hera e parë që analistit Vangjelit i dalin parashikimet që ai bën. Kujtojmë rastin e djegies së mandateve nga ana opozitës të cilën ai kishte paralajmëruar më herët që do sillte pasoja të rënda për opozitën, marrëveshjen e kryeministrit të Kosovës Abdulla Hoti dhe Presidentit serb Vucic në Shtëpinë e Bardhë dhe të tjera zhvillime politike që ai ka parashikuar dhe më pas kanë ndodhur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI