Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 18 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Sarandës, Nevrie Duka(Halo).
Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e gjyqtares Duka ndaj vendimit të Komisionit, vendosi të mënyrë unanime ta rrëzojë atë.
Gjyqtarja Nevrie Duka(Halo) u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 12 mars 2020, disa orë pas zhvillimit të seancës dëgjimore, për shkak të problemeve të shumta për kriterin e pasurisë dhe mungesës së burimeve të ligjshme në vlerën totale 17,4 milionë lekë.
Rivlerësimi i Dukës përfundoi vetëm për kriterin e pasurisë, pasi sipas KPK-së, ajo nuk arriti të paraqesë prova për të kundërshtuar barrat e provës.
Nevrie Duka punoi në sistemin gjyqësor shqiptar prej vitit 1995. Në dy dekadat e fundit, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Sarandës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI