-Deputetja e zonës Anila Denaj ka vizituar Konispolin, nën shoqërinë e kryebashkiakut Shuaip Beqiri. Denaj ka inspektuar punimet e rrugës Qendër Konispol-Rruga Nacionale dhe më pas ka promovuar Bujqësinë.
“Një investim që parashikon standarde dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Bujqësia është një nga bazat kryesore të zhvillimit të zonës së Konispolit.Vëmendja që po i jepet me mbështetje këtij sektori prioritar është e dukshme, jo vetëm përmes buxhetit të shtetit, por tashmë me ndihmën e donatorëve. 46 milionë Euro financim nga BE dhe Qeveria Shqiptare për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 56% më shumë se buxheti i vënë në dispozicion në Programin IPARD II”, shkruan Anila Denaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI