Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila dhe kreu i Bashkise Adrian Gurma inspektuan shërbimet online në zyrën e gjendjen civile te Bashkise. I pranishem ne kete inspektim ishte edhe prefekti i Qarkut Vlore, Flamur Mamaj.
Ky inspektim ndodh 20 ditë pas thjeshtimit të shërbimit ndaj qytetarëve në zyrën e Gjendjes Civile.
Zëvendësministri Mahila tha se nuk do të ketë shkurtime të punonjësve të këtyre shërbimeve, edhe në kushtet e ofrimit të tyre online. Informacioni i konfirmuar nga punonjëset ishte se ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve që vazhdojnë të paraqiten në sportelet fizike. Pergjegjesja e zyres se Gjendjes Civile Raimonda Zholi tregoi se për asistencën që u jepet, sidomos njerëzce nga mosha e tretë, për të realizuar aplikimin e marrjes së dokumenteve online.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Gurma tha se janë marrë masa që asistimi i njerëzve të painformuar sa duhet dhe të pafamiljarizuar me teknologjinë e informacionit, të shtohet gjatë muajve të verës, me kthimin e emigrantëve.
Mahile e vlerësoi punën e deritanishme dhe masat për muajt e verës, me punonjëse të spikatura për online, ndërkohë që sqaroi se edhe emigrantët, pavarësisht nga shteti ku ndodhen, bëhen përfitues të shërbimeve online përmes aplikimit në e-albania.
Përjashtim nga kjo, shtoi zëvendësministri Malile, bëjnë vetëm disa shërbimeve që ende kërkojnë paraqitje fizike në sportelet e Gjendjes Civile, të cilat tha se tashmë realizohen në kushtet e një ngarkese shumë më të lehtësuar të punonjëseve të këtij shërbimi. Ecuria e ofrimit të shërbimeve online për qytetarët, u vlerësua e mirë dhe ndryshimi i dukshëm në marrjen e dokumenteve pa vonesa, pa pengesa e në çdo moment, nga kudo ku qytetarët ndodhen, duke u kursyer atyre kohë, energji dhe para, pa qenë nevoja për prani fizike në sportele.
Zëvendësministri Andi Mahila tha se synimi është që edhe shërbimet e administratës publike, duke filluar nga viti 2023, të ofrohen pa radhë, thjesht online.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri