Eshte vjedhur gjate nates kasaforta e një biznesi në Sarandë.
Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë, në biznesin e një 62-vjeçari, të cilit i morën një kasafortë dhe një shumë parash. “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash”, tha policia në një njoftim për mediat.
Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi