Ndërsa prokuroria insistonte se viktima ka kundërshtuar me forcë përdhunimin dhe dy të rinjtë e vranë për t’i mbyllur gojën. Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.
Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI