
Në fshatin Sotirë, Dropull, pjesë e projektit zhvillimor “100 Fshatrat” u çel sezoni turistik.

Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, konsulli i Greqisë në Gjirokastër, Dhimitrios Saharidhis, prefekti i qarkut, Odise Kote, deputeti i Vlorës, Niko Kuri, kryetari i Bashkisë së Pogonit ( Janinë), Kostandinos Kapsalis, kryetari i bashkisë së Konicës, Nikos Eksarhos dhe nënkryetari Dhimitrios Hiras, kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, drejtoresha e Projekteve dhe Investimeve në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, Ornela Cikuli, etj.

Njësi prodhuese të zonës, si dhe gratë punonjëse pranë bashkisë kanë gatuar ushqime, të cilat janë pjesë e kulinarisë së Dropullit dhe Pogonit.
Gjithashtu, u ekspozuan sende, si dhe foto nga fotografi Jorgo Vaso, të cilat lidhen me historinë dhe traditat të zonës. Njëkohësisht, u shfaq një dokumentar ku reklamohen bukuritë e fshatrave të Dropullit, monumentet e kulturës dhe të natyrës.
Pjesëmarrja e grupit “Zonjat e Selosë”, grupet e valleve të shkollave Dervician dhe Bularat, Grupi Polifonik i Grave të Dropullit të Poshtëm, Grupi Polifonik i Pogonit, si dhe orkestra e Jorgo Deros me këngët e Jorgo Nikos dhe tekstet e këngëve të Vasil Praso, si dhe poezia e Katerina Karanxha i dhanë një larmi të veçantë kësaj feste.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI