Në një skenë madhështore në shëtitoren e saporikosntruktuar dhe në një sfondin e detit blu, Saranda dha sinjalin zyrtar të mikpritjes për çdo turist vendas dhe të huaj dhe bëri ‘celebrimin’ e një sezoni më të përgatitur turistik.

Duke përshëndetur publikun prej mijëra pjesëmrrësish, kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh “Saranda i ka hapur dyert për të gjithë. Jemi në kulmin e përgatitjeve për sezonin turistik.”

Duke përmendur faktin se ndryshe nga çdo vit I mëparshëm, përgatitjet për sezonin dhe vitin turistik nisën qysh në përfundim të sezonit të kaluar, Gurma theksoi: “Nuk i kemi filluar tani përgatitjet, i kemi filluar shumë herët, në fund të sezonit të vitit të kaluar.. Diellin e kemi shumë të mirë, detin e kemi shumë të mirë dhe njerëzit i kemi të mrekullueshëm për të pritur turistë.”-tha Gurma duke shtuar se “Dashuria e e sarandiotëve për turistët, është e para. Më thjesht se kaq nuk ka: “EJA NË SARANDË!–

Se cfarë do të këtë të re ky sezon, Gurma përmendi shetitoren e rikonstruktuar si një aset i mrekullueshëm, rrugën e rë që po përfundon dhe do ta afrojë Sarandën me Tiranën dhe trevat mbarëshqiptare prej nga presim edhe më shumë turistë, e cila do të jetë më e shkurtër.

Këto dhe shumë gjera të tjera që jemi në përgatitje, do ta bëjnë Sarandën ndryshe nga çdo vit.-tha Gurma.
Ai nuk harroi të falënderojë strukturat shtetërore lokale dhe bizneset që kanë bërë gjithshka që Saranda të jetë perla e turizmit shqiptar.

E pranishem në këtë ceremoni dhe festë popullore, Zvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit ,Vilma Bello, vuri në dukje se ”sot është një festë e vërtëtë për të celur sezonin, Saranda është dhe do te jetë mbretëresha e gjithë turizmit në Shqipëri, vecanërisht në jug -tha Bello“.

Pas kësaj ceremonie të thjeshtë, publiku I gjerë ndoqi një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngeve dhe Valleve si dhe performancën e disa grupeve folklorike vendore; panairin e suvenireve turistike, ekspoizitën e karikturës të autorit të njohur Bujar Kapexhiu , një ekspozitë me objekte të destinacioneve rajonale turistike dhe një tjetër te detarisë shqiptare me fokus rajonin e Sarandës , etj,.Nderkohe eksozita ne natyre , buze detit ne shetitoren e re me automjetet RETRO, ishte nje tjeter befasim i kendshem per banoret, cdo vizitor vendas apo te huaj qe kishte preferuar Saranden si destiancion.//SARANDNEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI