– Fillimi i sezonit të mbledhjes së trëndafilave ka nisur zyrtarisht në rajonin e Karlovës, në Bullgarinë Jugqendrore.Herët në mëngjes në fushat me trëndafila afër qytetit u mbajt një ritual për një korrje sa më të mbarë.Rituali u krye për herë të parë shekuj më parë, kur trëndafili i Damaskenit u fut në Bullgari.
”Që atëherë kjo lule është bërë mjet jetese në rajonin e Karlovës”, tha Rumen Stojanov, mikpritës i festimeve.Ai shpjegoi se tradita përfshin pronarin më të vjetër që bekon fillimin e mbledhjes së trëndafilave për ta bërë fushatën të suksesshme.
”Qëllimi tjetër i ritualit është që të rinjtë, të cilët ende nuk kanë punuar në trëndafilat, t’u tregohet se sa e bukur është kjo bimë dhe t’i inkurajojë ata të vazhdojnë traditën”, shtoi Stojanov.Ritualet vjetore të mbledhjes së trëndafilave filluan edhe në rajonin e Kazanlakut, në Bullgarië Qendrore.Disa evente janë pjesë e Festivalit tradicional të Trëndafilit, edicioni i 119-të i të cilit po zhvillohet këtë vit.
Vetëm një kilogram vaj trëndafili kërkon tre deri në tre tonë e gjysmë petale///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026