Se fundi në Tiranë një grup personazhesh publike kane krijuar ate qe e quajne ” Aleancë për Mbrojtjen e Butrintit.”
Grupimi përbëhet Sazan Guri, Aulon Kalaja , arkeologu i njohur Neritan Ceka , Edmond Tupe, Apollon Baçe etj. Ata deklaruan se do bejnë çdo përpjekje për të ruajtur të paprekur këtë zonë të rëndësishme të historisë dhe të trashëgimisë kulturore. Sipas “Aleancës…” qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim profesional për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe t nuk kanë zhvilluar dëgjesa publike.
Më herët Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI